Largohen 50 metra kub mbetje nga deponitë e egra

Largohen 50 metra kub mbetje nga deponitë e egra

Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet e NP “Higjiena Komunale”- Shkup ngritën dhe transportuan përafërsisht  50 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme në Komunat  Çair, Gjorçe Petrov dhe Karposh.

MARKETING

Sample Image

Largohen 15 metra kub mbetje nga ambalazhet e kartonit dhe pesëmbëdhjetë goma makinash të hedhura në sipërfaqe publike në rrugën Vojdan Çernodrinski, si dhe 10 metra kub mbetje të vëllimshme në bulevardin Nikolla Karev (Rruga e plastikave), në komunën e Çairit të Shkupit.

Në komunën e Karposhit janë ngritur përafërsisht 10 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në sipërfaqe të trafikut në rrugën Zagrebska në lagjen Kozle.

NP “Higjiena Komunale” – Shkup ka realizuar aktivitete edhe në komunën Gjorçe Petrov ku janë ngritur 15 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në rrugën Luka Gerov dhe Gjorçe Petrov.

MARKETING