Lando Norris fituesi i Çmimit të Madh të Miamit në F1
Piloti britanik e Mclaren, Lando Norris ka fituar garën e 6-të të Kampionatit Botëror në Formula 1, Çmimin e Madh të Miami-t, raporton Anadolu.
Gara u zhvillua në pistën Miami të gjatë 5,4 kilometra në 57 xhiro.
Norris, i cili e nisi garën nga vendi i 5-të, arriti fitoren e parë të Çmimit të Madh në karrierën e tij me kohën 1 orë 30 minuta e 49.876 sekonda.
Kampioni i tre viteve të fundit, piloti i Red Bull-it, Max Verstappen u rendit i dyti 7.612 sekonda pas liderit, kurse piloti i Ferrari-t, Charles Leclerc, ishte i treti me një dallim prej 9.920 sekonda.
Gara e 7-të e sezonit, Çmimi i Madh i Italisë, do të mbahet më 19 maj.
Renditja e pilotëve dhe ekipeve pas Çmimit të Madh të Miami-t është si në vijim:
Pilotët
1. Max Verstappen (Holandë): 136 pikë
2. Sergio Perez (Meksikë): 101
3. Charles Leclerc (Monaco): 98
4. Carlos Sainz (Spanjë): 85
5. Lando Norris (Britani e Madhe): 83
Ekipet
1. Red Bull: 237
2. Ferrari: 189
3. McLaren: 124
4. Mercedes: 64
5. Aston Martin: 42