LAMM: Qarkullim i rregullt në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut, pa pritje të gjata

LAMM: Qarkullim i rregullt në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut, pa pritje të gjata

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar dhe aktualisht nuk ka ndonjë ngarkesë të theksuar. Në të gjitha pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të gjata si në hyrje ashtu edhe në dalje nga vendi.

Nga data 3 shtator 2025, për një periudhë prej dy javësh, do të zhvillohen punime kërkimore-ndërtimore në aksin rrugor Gostivar–Tetovë, konkretisht në segmentin nga pika e pagesës në Tetovë deri te pika e pagesës në Gostivar. Për këtë arsye, trafiku në këtë pjesë do të organizohet sipas një regjimi të përkohshëm të qarkullimit.

Gjithashtu, sipas njoftimit të LAMM, që nga 1 shtatori 2025 ka filluar një fazë e re e aktiviteteve ndërtimore në rrugën shtetërore A2, në seksionin Gostivar–Strazhë, përkatësisht në urën e Zdunjës (mbi lumin Vardar). Për shkak të rehabilitimit të urës, është vendosur një regjim i përkohshëm qarkullimi me semaforë të përkohshëm dhe kalim alternativ të automjeteve. Këto masa do të jenë në fuqi për një periudhë prej gjashtë muajsh.

MARKETING