LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, me kushte të favorshme në rrugë të thata. Sipas informacioneve nga LAMM (Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë), intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është mesatar.

Në pikat kufitare nuk raportohet për vonesa në hyrje apo dalje nga territori i Maqedonisë së Veriut.

LAMM u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve – veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, pranë lumenjve dhe në gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut.

Kujdes i shtuar rekomandohet në segmentet rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

MARKETING