Lamine Yamal pritet të bëhet njëri nga kapitenët e Barcelonës

Lamine Yamal pritet të bëhet njëri nga kapitenët e Barcelonës

Lamine Yamal është një nga lojtarët që janë në garë për t’u bërë një nga katër kapitenët e Barcelonës nëse Marc-Andre Ter Stegenit i hiqet shiriti i kapitenit.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Inigo Martinez, Robert Lewandowski, Ferran Torres dhe Lamine Yamal janë katër kandidatët e fortë për t’iu bashkuar grupit të kapitenit në vend të Ter Stegen.

Disa drejtues të Barcelonës duan që Ter Stegen të hiqet shiriti i kapitenit pas luftës së ftohtë me klubin.
Nëse ata ia dalin mbanë dhe ia heqin shiritin e kapitenit Ter Stegen, Barca do të ketë nevojë për një emër tjetër për t’u bashkuar me listën e kapitenëve që përfshin Ronaldo Araujo, Frenkie De Jong, Raphinha dhe Pedri.
Do të ishte e jashtëzakonshme nëse Lamine merr miratimin, por kjo është mjaft e pamundur, ku dihet se emrat me të cilët është në garë janë kryesisht ‘veteranë’.

MARKETING