Lamine Yamal pranë kontratës së re, Barcelona përgatit një marrëveshje në ‘stilin e Messit’

Lamine Yamal pranë kontratës së re, Barcelona përgatit një marrëveshje në ‘stilin e Messit’

Lamine Yamal pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Barcelonën këtë verë. Anësori 17-vjeçar është bërë një nga prioritetet kryesore të klubit pas sezonit të tij të shkëlqyer në La Liga dhe Superkupën e Spanjës.

MARKETING

Sipas gazetës Sport, Barcelona planifikon t’i ofrojë Yamalit një marrëveshje të ngjashme me atë që kishte Lionel Messi gjatë kohës së tij në klub.

Në vend që ta bëjnë atë lojtarin më të paguar menjëherë, ata duan të përfshijnë bonuse në bazë të performancës.

“Nuk kemi nevojë ta bëjmë atë lojtarin më të paguar tani. Ajo që është e rëndësishme është që ai të ndihet i vlerësuar”, ka thënë Deco, i cili po po udhëheq negociatat me rrethin e Yamal.

Marrëveshja e propozuar përfshin bonuse për arritje të mëdha si fitimi i La Ligës, Ligës së Kampionëve ose Topit të Artë.

Nëse aktivizohen, këto bonuse do të bëhen pjesë e pagës fikse të Yamal.

“Është vetëm çështje kohe. Lojtari është i përqendruar te Barcelona dhe jemi afër një marrëveshjeje”, tha agjenti i Yamal këtë javë.

MARKETING