Lamin Jamal nënshkruan një kontratë të re me Barcelonën

Lamin Jamal nënshkruan një kontratë të re me Barcelonën

Lamin Jamal ishte sot në Barcelonë me agjentin e tij për të nënshkruar një kontratë të re që e lidh atë me katalanasit deri në qershor 2031.
Presidenti Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco patën sot takimin më të rëndësishëm që nga fundi i sezonit, sepse agjenti Jorge Mendes konfirmoi kontratën dhe e vetmja gjë që mbetej ishte nënshkrimi i saj, por me datën 13 korrik, sepse atëherë lojtari mbush 18 vjeç.
Katalanasit bënë gjithçka për ta bërë të lumtur lojtarin më të talentuar të sotëm në Camp Nou dhe ai nuk do të ketë më një kontratë adoleshenti, por do të jetë ndër lojtarët më të paguar të klubit.

Ende nuk ka informacion të saktë se cila do të jetë paga, bonuset dhe shpërblimet e tij, por përvoja dhe integriteti i agjentit Jorge Mendes premtojnë vetëm më të mirën.

MARKETING