LAJMI I FUNDIT/ Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti

LAJMI I FUNDIT/ Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti

Vdes në spitali një nga aleatët dhe mbështetësit e presidentit Donald Trump, Charlie KirK i cili u qëllua pak orë më parë me armë zjarri në qafë, teksa po mbante një fjalim në një universitet.

Lajmi është publikuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump në Truth Social.
Në pamjet e shpërndara në rrjet, shihen momentet ku Kirk qëllohet me një plumb në qafë, ndërsa një lum gjaku rrjedh duke treguar se me shumë mundësi plumbi ka prekur një nga arteriet.

Charlie Kirk, një nga zërat më të njohur të krahut konservator amerikan dhe themelues i organizatës Turning Point USA, ishte në Universitet për të mbajtur një fjalim në kuadër të një turneu studentor. Ai njihet për mbështetjen e tij të fortë ndaj Presidentit Donald Trump dhe ka ndjekës të shumtë në platformat sociale – mbi 5.2 milionë në X dhe 7.3 milionë në TikTok.

Postimi i Trump ne Truth Social

I Madhi, madje edhe Legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur. Askush nuk e kuptoi ose nuk e kishte Zemrën e të Rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më mirë se Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të GJITHË, veçanërisht nga unë, dhe tani, ai nuk është më me ne. Melania dhe ngushëllimet e mia shkojnë për gruan e tij të bukur Erika dhe familjen. Charlie, të duam!

MARKETING