LAJMI I FUNDIT/ Bie ankesa e parë në KSHZ për komunë e Çashkës

LAJMI I FUNDIT/ Bie ankesa e parë në KSHZ për komunë e Çashkës

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shqyrtuar ankesën e parë e parashtruar nga VMRO-DPMNE për komunën e Çashkës, raporton SHENJA.
Bëhet fjalë për vendvotimin 2228.
Njëri nga anëtarët e KSHZ-së, deklaruan se ankesa për një votues nuk ka bazë dhe nga gjendja faktike që është regjistruar pas përfundimit të zgjedhjeve, është konstatuar se ka numër të saktë të votave në kuti, me numrin e të nënshkruarve-votues.
Sipas tyre në rastin konkret nuk ka asnjë bazë që në atë vendvotim ka ndodhur diçka.
Anëtarja Dimitre Shehu ju drejtua banorëve të Çashkës dhe tha se në një shtet demokratik pushteti buron nga populli, qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin kush do të jetë përfaqësuesi I tyre.
“Të tregojmë se KSZH me realizim të suksesshëm të zgjedhjeve i vendosim themelet e demokracisë dhe kontribuojmë në rritjen e besimit në institucionet”, ka deklaruar anëtarja Shehu, raporton SHENJA.
Ajo tha se votimi ka qenë në rregull në ditën e zgjedhjeve, ndërsa vota e lirë e qytetarëve do të përcaktoj se kush do të jetë përfaqësues i tyre, qoftë shqiptarë apo maqedonas. /SHENJA/

MARKETING