Lajm i keq për Shkëndijën, Reshat Ramadani këput ligametin

Lajm i keq për Shkëndijën, Reshat Ramadani këput ligametin

MARKETING

Mesfushori i Shkëndijës gjatë paraqitjes me Maqedoninë e Veriut ka pësuar këputje të ligamentit dhe detyrohet t’i nënshtrohet operimitpas çka e pret pauzë e gjatë.

MARKETING

Sample Image

Mesfushori defanziv i KF Shkëndija, Reshat Ramadani, ka pësuar një dëmtim serioz gjatë ndeshjes ndërkombëtare mes Irlandës dhe Maqedonisë së Veriut (0:0) të zhvilluar në Dublin.

Ramadani u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të, por qëndroi në fushë vetëm 11 minuta, pasi u detyrua të largohet për shkak të lëndimit.

Ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar dëmtim të rëndë në gjurin e këmbës së djathtë, që përfshin këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior, dëmtim të meniskut medial dhe probleme shtesë në strukturat përreth.

Lojtari pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në ditët në vijim, përpara se të nisë fazën e rehabilitimit, e cila sipas parashikimeve do të zgjasë disa muaj.

Nga KF Shkëndija i kanë uruar Reshat Ramadanit rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim më të fortë në fushat e blerta.

MARKETING