Lajçak – Kurtit: Kur s’të pëlqen mesazhi, sulmon lajmëtarin
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka ndryshuar shumë gjëra dhe se prioritet është të dihen faktet dhe pasojat që ka shkaktuar.
Në forumin 2BS në Malin e Zi, Lajçak është përgjigjur edhe për deklaratën e kryeministrin Albin Kurti se ai po anon nga Serbia në dialog.
Ai ka përsëritur se pa normalizim të marrëdhënieve nuk do të ketë të ardhme evropianë për asnjë nga shtetet.
“Kur nuk të pëlqen mesazhi, tenton ta sulmosh lajmëtarin, kështu funksion. Dialogu ka qenë këtu që nga viti 2011, ka pasur qeveri të ndryshme dhe ndërmjetës të ndryshëm por dialogu është një ngjarje. Nuk ka të ardhme evropianë pa normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk ka normalizim pa dialog”.
I pyetur se kur mund të pritet që të rikthehen bisedimet dypalëshe, Lajçak nuk ka dhënë përgjigje direkte.
Sipas Lajçakut BE-ja është më e gatshme për Ballkanin Perëndimor se që është Ballkani Perëndimor për BE-në. /Kohanet