Lajçak jep detaje për takimin në Bruksel: Kryenegociatorët dakordohen për hapat e ardhshëm në dialog

Lajçak jep detaje për takimin në Bruksel: Kryenegociatorët dakordohen për hapat e ardhshëm në dialog

MARKETING

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për të diskutuar rreth implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

MARKETING

Sample Image

Përmes një postimi në platformën X, Lajçak ka njoftuar se është dikutuar për Marrëveshjen e Ohrit dhe poashtu janë diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme që burojnë nga marrëveshjet e mëparshme.

Ai gjithashtu bëri të ditur se janë dakorduar për hapat e ardhshëm të procesit të dialogut.

“Prita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar së zbatuari në thelb. Diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

Për dallim nga organizimet e muajve të fundit, kësaj radhe u zhvillua një takim trepalësh, ndonëse sërish pa ndonjë përparim.

Kryenegociatori i Kosovës, Bislimi, i vlerësoi të dështuara takimet e sotme ndërsa akuzoi Serbinë se po këmbëngul në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes duke e vlerësuar këtë qëndrim si joserioz.

Në një komunikatë për media qeveria e Kosovës tha se kryenegociatori Bislimi theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes në tërësi dhe pa vonesa, përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve.

MARKETING