Ky ndotës i zakonshëm: një “ndëshkim” për ata që i prodhojnë

Ky ndotës i zakonshëm: një “ndëshkim” për ata që i prodhojnë

Në Spanjë, pak ditë më parë ka hyrë në fuqi një rregullore sipas së cilës kompanitë e duhanit duhet të paguajnë për heqjen e bishtave të cigareve nga rrugët dhe plazhet.

Prodhuesit e duhanit do të jenë përgjegjës për mbledhjen e bishtave dhe transportimin e tyre në vendet ku përpunohen mbetjet, raporton BBC.

Për momentin, nuk është e qartë se si do të funksionojë rregullorja në praktikë dhe nëse industria e duhanit do t’ia kalojë këto kosto konsumatorëve përmes rritjes së çmimeve.

Me miliarda bishta cigaresh të hedhura në rrugë çdo vit, ato janë një nga llojet më të zakonshme të mbeturinave. Atyre u duhen rreth 10 vjet që të shpërbëhen dhe të çlirojnë substanca toksike si plumbi dhe arseniku. Sipas organizatës jofitimprurëse Ocean Conservancy, bishtat e cigareve janë gjithashtu lloji më i zakonshëm i ndotjes detare, mbi shishet dhe qeset plastike. /tesheshi.com/

MARKETING