Kuvendi votoi nevojën e miratimit të ligjit në procedurë të shkurtuar për shpalljen e hapësirës rreth Kuvendit si zonë të sigurt

Kuvendi votoi nevojën e miratimit të ligjit në procedurë të shkurtuar për shpalljen e hapësirës rreth Kuvendit si zonë të sigurt

Kuvendi para caktimit të rendit të ditës për seancën e 51-të të sotme votoi nevojën për të miratuar disa propozim -ndryshime ligjore me procedurë të shkurtuar, mes të cilave dhe të ligjit për shpalljen e hapësirës rreth Parlamentit për zonë të sigurt.

MARKETING

Deputeti Nikolla Miceski, në sqarimin e propozimit, tha se pas një periudhe të gjatë kohore dhe konsultimeve me grupin e punës, së bashku me të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare, me konsensus ranë dakord që kjo zgjidhje ligjore të paraqitet me procedurë të shkurtuar.

“Për shpalljen e ligjit për hapësirën rreth Kuvendit të RMV-së për zonë të sigurtë, me çka rregullohet statusi, sipërfaqen e përgjithshme, kufijtë e tokës, përdorimin, sigurinë, mbikëqyrjen dhe rregullimin e çështjeve pronësore dhe juridike që lidhen me zonën rreth Kuvendit, shpalli për zonë të sigurt, duke marrë parasysh se në të kaluarën, për shkak të atraktivitetit të vetë zonës, pati përpjekje për ta rregulluar atë privatisht, gjegjësisht hyrjen e subjektit privat. Besojmë se kjo zgjidhje ligjore është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi që rregullon zonën e sigurisë së vetë Parlamentit”, deklaroi Miceski, duke theksuar se nuk do të ndalojë tubimet dhe mbajtjen e protestave apo ngjarjeve të ndryshme në bulevardin para Parlamentit.

Deputetët votuan dhe nevojën e miratimit të propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim përmes procedurës së shkurtuar dhe e dorëzuan atë për lexim të mëtutjeshëm, Propozim-ligji për shndërrimin e kërkesës së Republikës së Maqedonisë së Veriut bazuar në detyrimet e paguara ndaj kreditorëve të huaj në një depozitë të përhershme në Shoqërinë aksionare shtetërore për kryerjen e aktiviteteve energjetike, transmetimin e gazit natyror NOMAGAS Shkup, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e krizave dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës.

Kuvendi, pasi përcaktoi rendin e ditës të seancës së 51-të të sotme, si pikë të parë shqyrtoi dhe miratoi vendimin për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisioneve të Kuvendit.

MARKETING