Bie poshtë iniciativa e Zejd Rexhepit për Gazën në Kuvend – votuan vetëm 16 deputetë

Bie poshtë iniciativa e Zejd Rexhepit për Gazën në Kuvend – votuan vetëm 16 deputetë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk e ka miratuar propozim rezoultën për gjendjen humanitare në rripin e Gazës, të propozuar nga deputeti Skender Rexhepi – Zejdi.  Edhe pse u vendos në rend dite, me kërkesë të vet deputetit, “PËR” këtë rezolutë votuan vetëm 16 deputet.

Ndërkaq, deputeti Skender Rexhepi Zejdi në foltoren e Kuvendit ka publikuar fotografi nga gjendja e banorëve të Gazës të lënduar e të përvuajtur. Për më tepër, Rexhepi ka kërkuar që për këtë, Bashkësia Fetare Islame të organizojë edhe protesta , po edhe dërgimin e ndihmave humanitare në shtetin e Gazës.

Skender Rexhepi, deputet i Frontit Evropian

“Sot në Gaza kemi kampin e përqëdnrimit me dy milion njerëz të cilët janë lënë të izoluar nga çdo e mirë njerzore, nën bombardime të vazhdueshme, të lënë pa ushqim, të lënë pa ujë, të lënë pa ndihma medikale. Njerëzit po vdesin urije dhe bota sot e sheh se sa është e rëndësishme që të jeshë në anën e drejtë të njerëzimit. Sot e gjithë bota përfshirë BE-në e gjykojnë dhe kritikojnë qëndrimin nacist të Qeverisë së Izraelit”.

Ndryshe, në propozim rezolutën të cilën Kuvendi nuk e miratoi kërkohej që  Qeveria e RMV-së të përdorë të gjitha mekanizmat diplomatikë në dispozicion për të rritur presionin ndërkombëtar mbi Izraelin dhe për të ofruar ndihmë humanitare për viktimat në Gaza.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

 

MARKETING