Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për media dhe Ligjin për lojërat e fatit

Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për media dhe Ligjin për lojërat e fatit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në vazhdim të seancës 145 dhe 148 i miratoi ndryshimet në Ligjin për media dhe Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese.
Në kuadër të seancës së 148-të, deputetët votuan edhe projektligjin për ndryshimin e ligjit për veprimtarinë shkencore dhe kërkimore.
Paraprakisht, në seancën e 140-të, 138-të dhe 135-të, të cilat po ashtu u mbajtën sot, u miratuan disa ligje, ndër të cilët Ligji për Garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet e saj nga Marrëveshja e huasë për financimin e projektit rajonal të gazifikimit, i cili do të të lidhet ndërmjet Shoqërisë Aksionare Shtetërore për kryerjen e veprimtarisë energjetike për transmetimin e gazit natyror NOMAGAS Shkup dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ligjet për peshkim dhe akuakulturë dhe për shërbimet e pagesave dhe sistemet rrugore.
Në lexim të parë u miratuan ligjet për amnisti, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Avokatin e Popullit, si dhe u votua Plani Financiar për vitin 2024 i Komisionit Rregullativ për Energji, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Vendimi për përcaktimin e përqindjes së zënies nga të hyrat e përgjithshme vjetore, për financimin e funksionimit të Komisionit Rregullativ për Energji, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

MARKETING