Kuvendi ka shkarkuar zv/ministrat e mbrojtjes, bujqësisë dhe arsimit

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 62 vota “për” asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur ka shkarkuar nga detyra, zv/ministrin e Mbrojtjes, Bashkim Hasani, atë të Arsimit, Lulzim Aliu si dhe zv/ministrin e Bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini.
Menjëherë më pas, Kuvendi kaloi në pikën e radhës të rendit të ditës, për emërimin e propozimeve të reja.
Në vendin e Hasanit, Aliut dhe Abedinit janë propozuar: Vjollca Berisha, zëvendësministre në Bujqësi, Tiron Jajaga, zëvendësministër në Mbrojtje dhe Agim Nuhiu, zëvendësministër në Arsim.

MARKETING