Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet ligjore për një rritje lineare të pensioneve me 2.000 denarë

Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet ligjore për një rritje lineare të pensioneve me 2.000 denarë

Me 79 vota “pro” dhe asnjë “kundër” ose “abstenim”, deputetët sonte miratuan ndryshimet në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, të cilat do të mundësojnë rritje lineare të pensioneve me 2.000 denarë.

Sipas ligjit, të gjitha llojet e pensioneve të paguara në vend, më 1 shtator 2025 dhe më 1 mars 2026, përshtaten në atë mënyrë që shuma totale mujore e fituar nga përqindja për rritjen e pensioneve e llogaritur si shuma e 50 përqind të rritjes së indeksit të kostos së jetesës dhe 50 përqind të rritjes së pagës mesatare të paguar të gjithë të punësuarve në gjysmëvjetorin e mëparshëm krahasuar me gjysmëvjetorin që i paraprin atij, të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, pjesëtohet me numrin e përgjithshëm të përfituesve të pensioneve që kanë ushtruar të drejtën e pensionit që nga 31 gushti 2025, ose 28 shkurti 2026.

Pensionet do të rriten me 2.000 denarë.

Ndryshimet në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor përcaktojnë që vendi i paraqitjes së kërkesës për ushtrimin e të drejtës për sigurim pensional dhe invalidor të jetë vendi i banimit të personit të siguruar dhe sigurojnë përshtatjen e duhur të pensioneve. Zgjidhja ligjore përcakton që vendimi për mosmarrëveshjen administrative të miratohet brenda 30 ditëve, që do të thotë një procedurë efikase dhe efektive në ushtrimin e këtyre të drejtave.

MARKETING