Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar

Kuvendi so në suaza të mbledhjes së 52-të e miratoi Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore lidhur me partneritetin për realizim të projekteve infrastrukturore.

Për ligjin votuan 82 deputetë, prej të cilëve 76 ishin “për”, gjashtë deputetë votuan kundër, ndërkaq nuk pati të përmbajtur.

Zëvendësministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, i cili e prezantoi ligjin, theksoi se dokumenti është nënshkruar në Londër më 22 maj të këtij viti, në bazë të deklaratës së nënshkruar për partneritet strategjik mes RMV-së dhe MB-së dhe është hap i rëndësishëm përpara në përforcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe avancimin e interesave të tyre të përbashkëta. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është edhe konsolidimi dhe zhvillimi i mëtutjeshëm më dinamik i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit lidhur me infrastrukturën kritike, shëndetësinë, teknologjinë dhe energjetikën për shkak të realizimit të projekteve prioritare infrastrukturore. Me Marrëveshjen, vendit do t’i sigurohet lonjë kreditore prej pesë miliardë funtave në dispozicion për projekte të mëdha infrastrukturore hekurudhore, transportuese, shëndetësore dhe energjetike.

Ai shtoi se marrëveshja e cila propozohet për ratifikim nuk kërkon sjellje të ligjeve të reja apo ndryshim të ligjeve ekzistuese dhe nuk do të shkaktojë nevojë për ligje shtesë.

Gjatë debatit pushteti dhe opozita i përballën argumentet për dhe kundër kësaj marrëveshje.

Nga opozita akuzuan për mostransparencë lidhur me Marrëveshjen, për tejdetyrim të vendit, si dhe se marrëveshjet e këtilla janë larg dobisë ekonomike dhe paraqesin kërcënim afatgjatë për sovranitetin ekonomik dhe politik të vendit.

Nga koalicioni në pushtet me qëndrim se marrëveshja është publikuar në mënyrë transparente para deputetëve, prë dallim, siç u cek, nga Marrëvehsja me Behtel dhe Enka, e cila nuk ishte prezantuar në opinion sepse përmbante klauzolë shkajshmërisht të besueshme. E vlerësuan si historike për vendin sepse paraqet themel të fuqishëm për marrëdhëniet me një prej forcave më të mëdha botërore dhe motor të financave, shkencave dhe inovacioneve.

Kuvendi vazhdoi me punë rreth pikave të mbledhjes së 52-të.

MARKETING