Kuvendi: Gjendja shëndetësore e kryeparlamentarit Afrim Gashi është stabile

Kuvendi: Gjendja shëndetësore e kryeparlamentarit Afrim Gashi është stabile

Kuvendi ka reaguar zyrtarisht lidhur me gjendjen shëndetësore të kryetarit të Kuvendit, z. Afrim Gashi, i cili mbrëmjen e djeshme u shtrua në Klinikën për Kirurgji Digjestive pranë Spitalit Shtetëror.

Në njoftimin zyrtar, Kuvendi bën të ditur se gjendja shëndetësore e z. Gashi është stabile dhe se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve specialistë.

“Lidhur me informacionet e publikuara për gjendjen shëndetësore të Kryetarit të Kuvendit, z. Afrim Gashi, e informojmë opinionin se dje është hospitalizuar në Klinikën për Kirurgji Digjestive. Gjendja shëndetësore është stabile”, thuhet në reagimin e Kuvendit.

Institucioni gjithashtu bën të ditur se do të informojë publikun me kohë për çdo zhvillim të mëtejshëm.

MARKETING