Kuvendi e verifikoi mandatin e deputetit Zekirija Tairi

Kuvendi e verifikoi mandatin e deputetit Zekirija Tairi

Me propozim të Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit, si dhe raportimi nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), Kuvendi në seancën e sotme të 80-të, ia verifikoi mandatin deputetit të ri Zekirja Tairi nga VLEN i cili vjen në vendin e Bekim Sali, i cili është emëruar zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për çështje evropiane.

Në fillim, me propozimin e grupit të deputetëve dhe propozuesve, u tërhoqën propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për policinë dhe Ligjit për punë të brendshme, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Seanca e Kuvendit do të vazhdojë pas përfundimit me punë të disa komisioneve, përkatësisht pas pushimit deri në orën 12:30 të cilën e dha kryetari Afrim Gashi.

Në vazhdim të seancës Kuvendi duhet ta kryejë zgjedhjen e Arlinda Kadri Shahinoviq dhe Suzana Joshevska Anastasovska për anëtare të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të propozuar nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Deputetët duhet të miratojnë dhe shqyrtojnë disa propozim ligje, mes të cilave janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal në lexim të parë, si dhe Propozim-ligji për ndërprerjen e vlerës së Ligjit për marrëveshje jashtë gjyqësore, në lexim të parë, propozim ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për regjistrin e sigurimit të detyrueshëm social dhe Ligjit për sistemin e vlerësimit të personave me invaliditet, Propozim ligji për detyrime të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka për zhvillim pranë Këshillit të Evropës pas marrëveshjes kornizë për hua për financim shtesë të Projektit për ndërtimin e sallave të edukatës fizike, të dyja në lexim të parë.

MARKETING