Kuvendi deri më 2 shtator do të mbajë mbledhje vetëm për nevoja urgjente, deputetët prej nesër në pushim

Kuvendi deri më 2 shtator do të mbajë mbledhje vetëm për nevoja urgjente, deputetët prej nesër në pushim

Nga nesër deri më 2 shtator deputetët zyrtarisht do ta shfrytëzojnë pushimin vjetor, i cili këtë vit është me vones ëpër shkak të ribalancit të Buxhetit. Zakonikisht deputetët çdo vit janë në pushim nga 1 gushti deri në fillim të shtatorit.

“Deputetët do të jenë me pushime nga 15 gushti deri më 2 shtator, por meqenëse Kuvendi është në seancë të përhershme, nuk përjashtohet mundësia e thirrjes së seancave të trupave punues apo seancës plenare nëse është emergjente”, thonë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Që nga fillimi i punës së kësaj përbërje parlamentare më 28 maj janë mbajtur dhjetë seanca dhe e fundit ishte dje kur u miratuan ndryshimet në Ligjin për kujdesin shëndetësor dhe u hoqën drejtorët ekonomikë.

MARKETING