“Kuvendi, bunker i fjalës së ndaluar”/ Berisha: Kjo protestë është revolucion i çdo shqiptari

“Kuvendi, bunker i fjalës së ndaluar”/ Berisha: Kjo protestë është revolucion i çdo shqiptari

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur ‘bunker të fjalës së ndaluar’ parlamentin ku po zhvillohet sot seanca plenare, pas përjashtimit të 12 deputetëve të opozitës.

“Ju nuk protestoni për disa deputetë të PD e as për partinë, por ju protestoni për çdo shqiptar i cili ka në vetëdijen e tij idealet e lirisë. Ju jeni këtu sot për çdo shqiptar i cili beson se parlamenti duhet të jetë tempulli i demokracisë jo bunkeri i fjalës së ndaluar. Për të gjithë ata shqiptarë dëgjojnë për një mori të pafundme aferash dhe dua të dinë të vërtetën e vjedhjeve. Për të gjithë ata shqiptarë që shkëpusin nga vetja fëmijët dhe i nisin në dhera të huaj. Për ata shqiptar që duan të besojnë se Shqipërinë duan ta bëjnë shqiptarët. Pse ky parlament nga tempull i fjalës është shndërruar në bunker të fjalës së ndaluar. Çdo hajdut që të futet në shtëpi, nëse e kap në flagrancë tenton edhe të vrasë, këta nuk futen në shtëpi, por në xhepat tona, taksat tona, në të gjitha pasuritë publike tuajt dhe shqiptarëve. Këta vjedhin natën, ditën, çdo javë çdo muaj e çdo vit. Njësoj si hajdutët që futen në shtëpi me urrejtje për atë që e vjedhin. Ata i urrejnë qytetarët, ata vijnë te ju njëherë në 4 vite me thasë me euro që ju kanë vjedhur ju ose i kanë siguruar nga bandat e tyre. Ky është revolucion i çdo shqiptari që nuk mund të pajtohet që rrugët në Shqipëri të ndërtohen 10 herë më shtrenjtë”- tha ndër të tjera Berisha.

MARKETING