Kush paguan internet celulari më së shtrenjti në Ballkan dhe në botë?

Kush paguan internet celulari më së shtrenjti në Ballkan dhe në botë?

Nuk ka dyshim se çmimet mesatare të internetit në celular po bien, por telefonat inteligjentë modernë “konsumojnë shumë internet”.

Të gjitha aplikacionet celulare që janë të pashmangshme për një përdorues, si rrjetet sociale, aplikacionet video, argëtimi dhe lojërat, aplikacionet e organizimit dhe punës janë vazhdimisht aktive dhe “shtrydhin” internetin celular.

Nëse disa vjet më parë do t’ju mjaftonin 2 gigabajt në muaj, sot vështirë se mund ta kaloni muajin me 10 gigabajt në abonimin mujor, pa paguar paketa shtesë, shkruan Trt Balkan.

Mali i Zi, si shteti me “gigabajtin celular” më të lirë në rajon, renditet i 36-ti në listën globale të përpiluar nga “Cable”.

E dyta në rajon ose 56-ta globalisht është Serbia, ku një gigabajt u kushton përdoruesve 0.7 euro.

Maqedonia e Veriut vijon me një çmim prej 0,9 euro dhe në vendin e 66-të në listën globale. Përdoruesit maqedonas së fundmi kanë qasje në rrjetin celular 5G.

Kjo është përdorur edhe nga operatorët celularë për të promovuar paketa të reja post-pejd me internet të pakufizuar celular dhe lidhje të shpejtë.

Kështu, çmimi mesatar pritet të ulet sepse konsumi i internetit në celular do të rritet me paketat e pakufizuara.

Kosova ka një çmim mesatar prej 1.2 euro për një gigabajt, duke zënë vendin e 91-të në botë, Shqipëria me çmime mesatare prej 2.7 euro është në vendin e 157-të, ndërsa BeH me çmime prej 2.8 euro është pothuajse në fund të listës e 163-ta në kornizat globale.

Në fund të grafikut të Cable, duke krahasuar 5.292 paketa abonimi nga 233 vende dhe territore, janë kryesisht kombet ishullore të Santa Helena, Ishujt Falkland, Sao Tome dhe Principe, shtete të prekura nga konflikti si Jemeni dhe Siria.

Në fund të listës janë vendet e pasura dhe të zhvilluara duke përfshirë Korenë e Jugut, Zvicrën, Katarin, Finlandën, Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara.

Mesatarisht, në këto vende një gigabajt internet celular tarifohet rreth 8 euro, ndërsa në ishuj çmimet variojnë nga 20 deri në 40 euro për 1 gigabajt celular.

Vendet më të lira për internet celular në botë janë Izraeli, Italia, India, Franca dhe Turqia, ku çmimi mesatar për 1 gigabajt internet celular është 0.2 euro.