Kush humb dhe kush fiton me luftën në Iran? Ja çfarë thotë profesori Mevludin Ibishi
MARKETING
Profesori Universitar Mevludin Ibishi në emisionin “Debat në Shenja”, tha se SHBA-t edhe po të fiotjnë në Iran, janë në humbje, ngase sipas tij, Trump do të duhet përgjigjet “ekonomikisht në shtëpi”.
“Në muajin 11 ka zgjedhje ku komplet dhoma e përfaqësuesve dhe një e treta e senatorëve kalojnë në zgjedhje. Keni problemin e migracionit jolegal, keni probleme ekonomike, keni probleme me sektorin e shëndetësisë, është një sistem kaotik, mund të them në botë sistemi më i dobët shëndetësor është në SHBA, dhe kjo do ta shtyj Trumpin që të përgjigjet më tepër”, deklaroi Ibishi.
Ai tha Irani mund të mbijeton me ndihmën e formatit “nëse biem do të bimë të gjithë” dhe me shtypjen që ua bën rajonit.
“Këto tregje globale për tu stabilizuar ato do të bëjnë presion në SHBA që të ndalet kjo luftë”, deklaroi Ibishi.
Ai tha se mendon se ky gabim do t’i kushton Trumpit si individë aposi figurë politike.
“Kush fiton më tepër? Irani mund të fiton në mbijetesë që kjo është strategjia si e shoh unë, nuk është problem sa infrastrukturë humbim ne, sepse ne jemi mësuar, thonë, në embargo…Kush fiton? NË kontekst rajonal fiton Izraeli për arsye se është spinuar komplet puna e Gazës, kemi gjenocid nga gjitha raportet ndërkombëtare, askush prej neve nuk flet më për Gazën për ata mbi 70 mijë njerëz që kanë vdekur…askush nuk flet për zgjerimin e komuniteteve hebreike në Bregun Perëndimor, askush nuk flet për Ukrainën”, tha më tej profesori Ibishi.
Ai më tej tha se vlerësimi i tij është se humbësi më i madh në këtë luftë është SHBA dhe Irani, ndërsa fitues më të mëdhenj janë Izraeli, Rusia dhe Kina.

