Kush do garojë përballë Osmanit në Çair? Mexhiti: Vendimi, ditëve në vijim!

Kush do garojë përballë Osmanit në Çair? Mexhiti: Vendimi, ditëve në vijim!

Kandidimi i Bujar Osmanit për kryetar komune të Çairit, nën llogon e Frontit Europian, ka bërë që në këtë komunë të jetë garë e nxehtë mes tij dhe kandidatit të Vlen-it, i cili ende nuk dihet se kush do të jetë përball Osmanit, ndonëse situata në terren është bërë më interesante, pasi zërat në opinion flasin se zv/kryeministri Izet Mexhiti, do ti hyjë kësaj gare, dhe do të kërkon mandatin e 4 nga banorët e kësaj zone.
Në lidhje me këtë çështje, Mexhiti, as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi një gjë të tillë. Ai tha se si koalicion janë duke bërë analizat e fundit dhe ditëve në vijim do të dalin me qëndrim zyrtarë për të gjitha komunat, duke përfshirë edhe kandidatin e tyre për qytetin e Shkupit.
“Po bëjmë biseda, analizat e fundit brenda VLEN-it, besoj se ditëve të vijim, javëve të ardhshme do ti shpalosim kandidatët në të gjitha komunat, përveç Strugës që e kemi shpalosur”, ka deklaruar Mexhiti, raporton SHENJA.

MARKETING