Kurti: Vuçiqi, i obsesionuar me Adem Jasharin, epopeja dhe çlirimi nuk kopjohen
Kryeminstri Albin Kurti, ka dhënë një detaj të pa thënë më herët për takimin e fundit me Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, në kuadër të dialogut.
Në një shkrim në Facebook, Kurti tha se Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jashari.
Sipas tij, ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.
Por Vuçiq, thotë Kurti, ka shkuar edhe më larg.
Në takimin e 2 majit në Bruksel, kryeminsitri Kurti tha se Vuçiq i ka përmendur që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve.
“Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”.
“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë”, tha Kurtit.