Kurti takon shefin e diplomacisë turke në Mynih të Gjermanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, që po mbahet në qytetin gjerman, raporton Anadolu.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, do të flasë në një panel mbi “Perspektivat për tranzicionin e Sirisë”, së bashku me homologun e tij sirian, Asaad Hassan Al-Shaibani dhe homologun saudit, Faisal bin Farhan Al-Saud.
Konferenca e Sigurisë e Mynihut vazhdoi sot në ditën e dytë me një listë të plotë fjalimesh nga liderët botëror dhe bisedimet e nivelit të lartë mbi sfidat e sigurisë në mbarë botën, veçanërisht në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë.
Konferenca vjetore tre-ditore, që filloi dje në Mynih dhe përfundon nesër, pret më shumë se 50 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe rreth 150 ministra qeveritarë nga e gjithë bota.