Kurti: Sulmet mbi policinë po vazhdojnë ende, janë së paku 30 persona të armatosur rëndë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit në konferencë për media, duke folur për vrasjen dhe plagosjen në veri të Kosovës, tha se policët janë sulmuar me armë të ndryshme përfshirë edhe granata dore dhe me zolla.
“Sot është një ditë e rëndë për shtetin tonë, nga sot do t’i mungojë një polici i përkushtuar, ai do t’i mungojë familjes së tij dhe mbarë shoqërisë tonë”, tha Kurti, raporton SHENJA.
Kurti tha se sulmet e grupeve të armatosura afër vendit ku është vrarë polici po vazhdon ende.
“Ne e dënojmë këtë sulm kriminal dhe terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë në mbrojmë qytetarët e Kosovës pa dallim. Kriminalet do të kapen dhe të dënohen”, tha Kurti, raporton SHENJA, duke shtuar se ata janë të gatshëm për t’i dhënë përgjigje krimit dhe krimineleve.
Kurti tha se sulmet mbi policinë janë duke vazhduar dhe janë së paku 30 peërsona të armatosur rëndë, profesionist, ushtarak a “policë të cilët ndodhën nën rrethimin e forcave të policisë së Kosovës”.
Kurti u bëri thirrje që të dorëzohen. /SHENJA/