Kurti: SHBA-ja dhe BE-ja ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e draftit franko-gjerman

Kurti: SHBA-ja dhe BE-ja ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e draftit franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe aleatëve të tjerë që ta nxisin Serbinë për të përmbushur detyrimet e draftit franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

MARKETING

Description of image

Ai ka thënë se Serbia ka rënë darkod me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani po kërkon që ta minojë atë.

“Një vit më parë, BE-ja me lidership të Francës dhe Gjermanisë na prezantoi një projekt-traktat për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Serbia ra dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani kërkon ta minojë atë.

BE, SHBA dhe aleatët e tjerë duhet ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e draftit plotësisht dhe pa kushte”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Planin evropian për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, i cili përmban gjithsej 11 nene.

Saktësisht, të dy liderët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë rënë dakord se nuk nevojiten diskutime të mëtejshme mbi Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, i cili potencialisht mund të hapë rrugën për zgjidhjen e problemeve.

Tani qëllimi kryesor është që të arrihet pajtimi rreth një plani si dhe modaliteteve për zbatimin e marrëveshjes.

MARKETING