Kurti: Republika jonë e përbashkët nuk ka qenë asnjëherë më e fortë, më e lirë dhe demokratike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vlerëson se ky përvjetor e zë Kosovën me pasaportën e saj të fuqishme, duke mundësuar që qytetarët të lëvizin lirshëm.
Kurti, mes tjerash, ka thënë që Republika e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më e fortë, më e lirë dhe demokratike, njofton Klankosova.tv.
“Gëzuar e urime pavarësia e Kosovës, para një muaji përkujtuam 25 vjetorin e masakrës së Reëakut, pas tre jave përkujtojmë 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare. Pas katër muajsh do të shënojmë 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, rezistenca dhe çlirimi i paraprijnë pavarësisës, të cilën e gëzojmë sot dhe e forcojmë sot përmes institucioneve të shtetit zhvillimit të ekonomisë, progresit demokratike e shoqëror”, ka thënë Kurti.
“Ky 16 vjetor e zë Kosovën me pasaportën e saj të fuqishme si asnjëherë më parë duke mundësuar që qytetarët të lëvizin lirshëm në 35 vende dhe gjithashtu në aspektin ekonomik e demokratik e sigurisë, mund të themi që republika jonë e përbashkët nuk ka qenë asnjëherë më e fortë më e lirë dhe demokratike”.