Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë

Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka dhënë detaje të reja mbi sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kurti ka thënë se një muaj para sulmit terrorist, i gjithë arsenali i armatimit ka qenë i vendosur në një kompani, që ishte vizituar më parë edhe nga presidenti serb, transmeton Telegrafi.

“Arsenali që u përdorë në Banjskë, kjo kompani e cila është në listën e sankisonuar të SHBA. Pronë e Milan Radoiciq, drejtor një ish-kolonel i pensionuar serb. Ka marrë pjesë në luftërat në Bosnjë. Këtë kompani e kishte vizituar presidenti serb, Aleksandar Vuciq”, tha ai.

Kryeministri tha se Radoiciq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës.

“Po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA.  Paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij”./Telegrafi/

MARKETING