Kurti pret ministrin turk të Mbrojtjes: Diskutuam mënyrat për të vazhduar marrëdhëniet tona të forta dypalëshe
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në drekë pune ministrin turk të Mbrojtjes, Jashar Gyler.
Në një postim në platformën X, Kurti ka shkruar se me ministrin turk të Mbrojtjes kanë diskutuar mënyrat për të vazhduar marrëdhëniet.
“I kënaqur të pres sot për drekë ministrin turk të Mbrojtjes Yaşar Güler. Ne diskutuam mënyrat për të vazhduar marrëdhëniet tona të forta dypalëshe në fushën e mbrojtjes”.
“Unë gjithashtu ritheksova angazhimin tonë për të ruajtur paqen dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë kundër dhunës terroriste”, ka shkruar kryeministri në platformën X.
Pleased to host Turkish Defense Minister Yaşar Güler for lunch today. We discussed ways of continuing our strong bilateral relations in the area of defense. I also reiterated our commitment to preserve peace and ensure the security of all our citizens against terrorist violence. pic.twitter.com/FgZyyXKxXZ
— Albin Kurti (@albinkurti) October 17, 2023