Kurti për mos certifikimin e Listës Serbe: Qëndrimi i Vetëvendosjes nuk ka mundur të jetë ndryshe

Kurti për mos certifikimin e Listës Serbe: Qëndrimi i Vetëvendosjes nuk ka mundur të jetë ndryshe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se askush nuk ka pritur qëndrim ndryshe nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për Listën Serbe, nënkryetari i së cilës e ka pranuar se ka kryer sulm terroristë në veri të Kosovës.

Kurti në konferencën për media, ka thënë se ata që e themeluan Listën Serbe dhe e kanë përkëdhelur në pushtet për shumë vite, ata tash nuk e mbështeten Listën Serbe.

“Askush nuk ka mundur të pres që do të jetë ndryshe qëndrimi i përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ dhe le të mos harrojmë se edhe para sulmit terrorist në Banjskë. Lista Serbe ka qenë shumë problematike dhe përshkallëzimi i situatës vjen kur ata me urdhër nga Beogradi dhanë dorëheqje në veri të Kosovës, në gjyqësi, në komuna dhe polici. E kur kësaj ia shtojmë edhe sulmin terroristë në Basnjskë të Zveçanti, i cili është kryer nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili vazhdon të jetë shefi i Listës Serbe, sepse eksponentët e Listës serbe takohen me Radoiçiqin në Serbi, marrin instruksione apo urdhra prej tij, është e qartë se qëndrimi i LVV-së që i kemi përfaqësuesit në KQZ, nuk ka mundur të jetë ndryshe”.

“Ne në të njëjtën kohe kemi paralajmëruar se çka po ndodh, sepse e kemi policin e vrarë, i kemi fëmijët e tij jetimë. Dhe në anën tjetër e kemi Radoiçiqin në liri në Serbi, i cili planifikon sulme të reja, e disa prej tyre i realizon, ndonëse është i pakënaqur me dëmet që na kanë shkaktuar sikurse ky më 29 nëntor në Iber – Lepenc. Qëndrimi negativ, veprimet destruktive dhe sjellja penguese të Listës Serbe ndaj Kosovës janë të njohura për të gjithë. Lista Serbe fatkeqësisht po e përfaqëson shtrirjen e gjerë dhe shkallën e lartë të ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe në zgjedhjet tona demokratike”, tha Kurti, duke shtuar Lista Serbe nuk është shprehje e organizimit të serbëve në Kosovë, por është diktat i serbëve të Kosovës, duke ia mbivendosur në krye Milan Radoiçiqin.

Sipas tij, do të ishte e palogjikshme që dy anëtarët e saj në KQZ do të prezantonin ndonjë qëndrim tjetër për Listën Serbe.

“Ndonëse për certifikimin e Listës Serbe nuk kanë pasur nevojë për dy të Vetëvendosjes, se ata që e themeluan Listën Serbe dhe e kanë përkëdhelur në pushtet për shumë vite. Ata tash nuk e mbështeten listën serbe. Prej Vetëvendosjes nuk ka pasur askush pritje të këtilla. Prandaj ne jemi adresa e gabuar për këso lloj diskutimesh, çfarë po bëhen”, tha ai, transmeton KP.

Ai është pyetur nëse Listën Serbe do ta shpallin si organizatë terroriste, ku tha se bëhet fjalë për një parti politike që është e ndryshme me dy organizatat që janë shpallur terroriste dhe i mbetet organeve të drejtësisë të sjellin dëshmi për lidhjet e tyre.

 

MARKETING