Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, është zhvilluar në një atmosferë të hapur dhe të sinqertë, por pa rezultuar me një marrëveshje politike.
Pas takimit, Kurti tha se në fokus të diskutimeve ishte mundësia e krijimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të, në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve.
“Takimi ishte i hapur dhe i sinqertë. Diskutuam për mundësinë e legjislaturës së 11-të, që përfaqëson vullnetin e popullit. Nuk kemi ende marrëveshje politike”, u shpreh ai, përcjell Telegrafi.
Kurti theksoi se zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje, duke i cilësuar ato si të panevojshme dhe të dëmshme për vendin.
“Jam i bindur që, për stabilitetin e vendit, zgjedhjet e reja, sikurse ato të mëhershmet, do të ishin të panevojshme, të dëmshme dhe pa diskutim do të kishin kosto edhe për buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit”, deklaroi lideri i LVV-së.
Sipas tij, një marrëveshje politike duhet të përfshijë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit ose presidentes së ardhshme, në mënyrë që të shmanget një krizë e re institucionale.
“Nuk është e mundur ndryshe, përveçse me një marrëveshje për çështjen e zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re. Nëse zgjedhim kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë, e më pas vijmë te zgjedhja e presidentit pa një marrëveshje paraprake, kjo është një formulë e provuar që nuk ka dhënë

