Kurti pas përfundimit të seancës: Kam besim se presidenti zgjidhet nesër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë nga Kuvendi pas seancë së shumëkritikuar të mbajtur sonte për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Ai shkurtimisht për media tha se ka shpresë që do të zgjidhet presidenti nesër në seancën e thirrur në ora 10:00.
“Unë jam përplot shpresë ju e dini, nesër në ora 10:00 vazhdon seanca”, tha Kurti.

