Kurti pas njohjes nga Siria: Nga sot angazhohemi që lidhjet mes nesh të fuqizohen

Kurti pas njohjes nga Siria: Nga sot angazhohemi që lidhjet mes nesh të fuqizohen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se njohja e Kosovës nga ana e Sirisë është një lajm shumë i mirë për Kosovën, raporton SHENJA.
“Pas Kenias dhe Sudanit, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën brenda këtij viti. Tri njohje dhe tri partneritete të reja më shumë për vendin tonë.
Për këtë lajm të mirë për shtetin dhe të gjithë qytetarët tanë, i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes sonë Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë.
Nga sot angazhohemi që lidhjet mes nesh të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë”, ka shkruar Kurti.

MARKETING