Kurti në Prizren: Lezet e selamet, e për opozitën hajmedet

Kurti në Prizren: Lezet e selamet, e për opozitën hajmedet

MARKETING

Kandidati për kryeministër Albin Kurti tha se “altoparlantët e oligarkëve” po thonë se Vetëvendosja nuk po e mbështet biznesin. Ai i ka quajtur të kufizuar me dije ata që besojnë se bizneset nuk “ja kanë parë hairin rritjes së qëndrueshme”. Kreu i LVV-së, Albin Kurti tha se më 9 shkurt “do të verbohen kriminelët dhe armiqtë.”

MARKETING

Sample Image

Para simpatizantëve në tubimin në Prizren, Kurti tha se gjatë mandatit katërvjeçar është mbështetur, shoqëria, sektori privat dhe ndërmarrjet publike.

Kurti: A keni dëgjuar altoparlantët e oligarkëve kur thonë se VV s’po mbështet biznesin
(Video)
“A i keni dëgjuar të dashur qytetarë të Prizrenit altoparlantët e oligarkëve kur thonë se Vetëvendosja nuk po e mbështet biznesin. Hajde rrenë hajde. Në katër vjet qeverisje rritja mesatare ekonomike ishte 6 për qind, asnjëherë pa rënë nën 4 për qind. Duhet të jesh fort i kufizuar me dije të besosh që nuk ja ka pa hairin biznesi kësaj rritjeje të qëndrueshme. Por edhe krejt i padijshëm të jesh megjithatë nuk mund të mos kuptosh se përmirësimi i raportit eksport-import nga 1/9 në 1/6 siç ka ndodhur në qeverinë tonë nuk mund të realizohet pa forcim të biznesit vendor, pa zgjerim të prodhuesve vendor”, tha ai.

Pasditen e së premtes, Kurti përmendi edhe aktivistët Astrit e Arbnor Dehari për të cilët tha se “shpirti i tyre na bashkon”. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi se më 9 shkurt votohet për të ardhmen e vendit, mes tjerash përmendi nënat dhe fëmijët, invalidët dhe veteranët.

Kurti: Erdhi dita që verbon kriminelët dhe armiqtë

“Punoni shumë, ditë e natë, natë e ditë, sepse erdhi dita që të shohim shumë dritë. E shumë dritë që ndriçon të ardhmen për popullin dhe miqtë dhe shumë dritë që verbon kriminelët dhe armiqtë. nijetin e kemi të mirë, hyzmetin po ja bojmë, ymytin e kemi të madh, e kismet me 9 shkurt lezet e selamet cep me cep, e për opozitën haj medet.E që na vjen e që na sjell te 500 mijë zemra që do të rrahin, por si një të dielën e 9 shkurtit me pulsin 118, me pulsin e atyre që ecin shpejt e punojnë shumë”, deklaroi ai.

Sipas Kurtit, që nga paslufta Prizreni asnjëherë nuk ka qenë më i përfaqësuar në nivelin qendror se sa në katër vitet e qeverisjes së tij. Ai premtoi se në spitalin e këtij qyteti do të vazhdojnë investimet, për çka tha se do të jetë model për Kosovën.

Kryeministri aktual përmendi edhe projektin e rrugës Prizren-Tetovë, për çka tha se vlera e përgjithshme është rreth 200 milionë euro.

Kurti: Me rrugën Prizren-Tetovë do të vendoset drejtësi historike

“Me këtë rrugë ne vendosim drejtësi historike ndaj një padrejtësie gjeografike. Malet i kemi për të na mbrojtur, jo për të na ndarë. Punimet për rrugën që lidh Prizrenin me Tetovën, Kosovën me Maqedoninë e Veriut, shqiptarët në dy anët e kufirit kanë filluar dhe po ecin me shpejtësi…Vlera e gjithmbarshme e projektit llogaritet të jetë rreth 200 milionë euro, tuneli pritet të kushtojë rreth 150 milionë euro. Me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut kemi marrëveshjen për financimin dhe projektimin e tunelit. Tuneli do t’i bie mes për mes malit të Vërtopit, ai do të jetë i gjatë gati 6 kilometra e gjysmë dhe do të jetë edhe më i gjatë se sa tuneli i Kalimashit për përafërsisht 600 metra”, tha Kurti në Prizren.

 

MARKETING