Kurti: I ofrojmë LDK-së edhe 15 nënshkrime për kandidatin e tyre, Hoxha u dakordua të tërhiqet
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ka zhvilluar bisedë me Hatixhe Hoxhën, duke thënë se ajo është pajtuar të tërhiqet nga kandidatura nëse plotësohen disa kushte për sigurimin e nënshkrimeve nga LDK dhe LVV.
Ai ka bërë të ditur se sipas tij, LDK-ja duhet të sjellë 15 nënshkrime për kandidaten e saj, ndërsa edhe LVV-ja të ofrojë 15 nënshkrime, duke mundësuar që procesi të shkojë drejt zgjedhjes së presidentit.
“Kam biseduar me të (Hatixhe Hoxhën v.j.). Ajo është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK-ja i sjell 15 nënshkrime për kandidaten e saj kushdo që është. LVV-ja i jep edhe 15 nënshkrime dhe në këtë mënyrë do ta kishim një kandidat nga shoqëria civile dhe një kandidat nga LDK-ja dhe sonte le ta zgjedhim presidenten/in të Kosovës. Këtu jam, në zyrën e LVV-së, këtu mund të më gjejë LDK-ja dhe të m’i sjellë 15 nënshkrimet”, ka thënë Kurti. /GazetaSinjali/

