Kurti flet pas rezultateve të balotazhit: Kemi fituar në 7 komuna, ky është sukses për Vetëvendosjen
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nga zyrat e partisë ka folur pas përfundimit të numërimit të votave në shumicën e komunave.
Ai ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje.
Kurti ka thënë se VV ka fituar në gjithsejtë 7 komuna, dhe ky është një sukses për Vetëvendosje.
Ai ka thënë se kanë synuar edhe më shumë se kaq, por që në shumicën e komunave të gjithë kundërshtarët janë bërë bashkë kundër VV-së.
“Përgëzoj kryetarët e komunave që kanë qeverisur, Podujeva, Shtimja, Kamenica të cilave u janë bashkuar Gjilani, Mitrovica, Fushë Kosova dhe Obiliqi. Po presim rezultatet ende nga komunat e tjera, dhe do ju drejtohemi sërish. Tash po shkoj në tubimin festiv në Fushë Kosovë, pastaj në Kastriot dhe në Mitrovicë”, tha Kurti.

