Kurti: Bëjmë thirrje për lirimin e oficerëve policorë, komuniteti ndërkombëtarë t’i denoncojë këto akte
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të denoncojë aktet e Serbisë, pas rastit, ku tre zyrtarë policorë u kidnapuan nga forcat serbe.Kurti përmes një shkrimi në Twitter ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.“Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”- ka shkruar ai.
Policia e Kosovës njoftoi se të mërkurën në mesditë tre zyrtarë policorë kufitarë u kidnapuan nga forcat serbe në veri.
Kryeministri i vendit, tha sot se hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është “agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”.Ai ka ftuar faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt.Policia e Kosovës ka njoftuar se tre zyrtarë policorë kufitar patrullues janë siç thonë ata kidnapuar nga forcat serbe.Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.
Three Kosova Police officers were abducted today by Serbian Armed Forces within Kosova's borders. Both the incursion of the forces & the abduction are open acts of int'l aggression. We call for the officers' immediate release, and for the int'l community to denounce these acts.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 14, 2023