Kurti: Asociacionin nuk e lejon kushtetuta
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me ç’rast, ka deklaruar se atë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës. Ai për median austriake, DerStandard, ka cituar paragrafin e parë të planit të Ahtisaarit: Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike. “Kur bëhet fjalë për Asociacionin Serb të Komunave, dua t’i referohem edhe Bosnje-Hercegovinës. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një asociacion; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën, më 14 shkurt 1992.”, ka thënë Kurti. Ai ka potencuar se të drejtat e pakicave janë një pjesë shumë e rëndësishme e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë. “Vuçiqit i thashë se kam krijuar përshtypjen se ai nuk e dëshiron asociacionin e komunave, sepse nuk mund të duash asociacion të komunave dhe të thuash çdo javë: Nuk do ta njoh shtetin e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Kurti.