Kur pritet të fillojë Real Madridi me planin për transferimin e Mbappes?

Të premten, Paris Saint-Germain mori vendimin për të nxjerrë në shitje Kylian Mbappen, pas vendimit të tij për të mos nënshkruar një kontratë të re me klubin.
MARKETING
PSG është e vendosur të mos e humbë fracezin falas verën e ardhshme kur i skadon kontrata, kështu që ata janë të përgatitur të arkëtojnë tani në mënyrë që të mund të rikuperojnë fondet që shpenzuan për nënshkrimin e tij nga Monaco.
Sipas The Telegraph, PSG së shpejti do të fillojë bisedimet me skuadrat e interesuara për nënshkrimin e Mbappes.
Negociatat pritet të fillojnë javën e ardhshme dhe Real Madrid është një nga klubet me të cilat janë planifikuar bisedimet.
Al Hilal dhe Chelsea raportohet gjithashtu se janë të interesuar për nënshkrimin e Mbappe, megjithëse preferenca e tij personale është t’i bashkohet Real Madridit.