Kupa e Italisë, caktohen datat e gjysmëfinaleve
![Kupa e Italisë, caktohen datat e gjysmëfinaleve](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/02/skriniar.jpg)
Janë përcaktuar pasditen e sotme datat e gjysmë-finaleve të Kupës së Italisë, kompeticion për të cilin kanë mbetur në garë Juventusi, Interi, Fiorentina dhe Cremonese.
Kështu çifti Juventus-Inter do të luajnë aktin e parë gjysmë-final më 4 prill në orën 21:00 në “Allianz Stadium”, ndërsa Fiorentina dhe Cremonese do të zbresin në fushë 24 orë më vonë.
Nuk janë zyrtarizuar ende datat për ndeshjet e kthimit, megjithatë paraprakisht janë planifikuar për më 25 dhe 26 prill, në Milano dhe Kremona.
Kujtojmë që ndeshjet gjysmë-finale të Kupës së Italisë luhen me sistemin vajtje-kthim.