Kupa e Botës për Klube fillon, Inter Miami nuk arrin më shumë se një barazim

Kupa e Botës për Klube fillon, Inter Miami nuk arrin më shumë se një barazim

Në ndeshjen hapëse të Kupës së re të Botës për Klube, e cila po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Inter Miami dhe Al Ahly i Egjiptit barazuan 0-0.

MARKETING

Turneu ka një fond çmimesh prej një miliard dollarësh dhe pritet të sjellë emocione të shumta.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Hard Rock” në Miami përpara 60,000 tifozëve. Al Ahly ishte më pranë fitores, por penalltia e Mahmoud Trezeguet në minutën e 43-të u ndal nga portieri i Inter Miamit, Oscar Ustari.

Ustari, një nga gjashtë argjentinasit në radhët e Inter Miami, ishte ndër më të mirët në fushë. Ai e mbajti ekipin e tij në lojë me disa pritje vendimtare, përfshirë atë ndaj Trezeguet.

Ylli më i madh i mbrëmjes ishte Lionel Messi, i cili edhe në moshën 37-vjeçare tregoi klas, ai ishte burimi kryesor i rrezikut për Interin, duke krijuar dy raste të rrezikshme nga goditjet e dënimit.

Në njërën prej tyre, Messi gjuajti fuqishëm drejt portës, por tentativa u ndal nga portieri kundërshtar. Më vonë, një tjetër goditje e tij u përplas në shtyllë, duke i mohuar ekipit vendas një gol spektakolar.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kupës së Botës për klube, derisa sonte nga ora 18:00 luhet sfida Bayern Munich – Auckland City si dhe nga ora 21:00 PSG – Atletico Madrid.

 

MARKETING