Kupa e Botës “mbulon me ar” klubet, Çelsi kryeson listën, Inter në TOP 10

Kupa e Botës “mbulon me ar” klubet, Çelsi kryeson listën, Inter në TOP 10

Të dielën e 13 Korrikut, në stadiumin MetLife të New Yorkut uli siparin edhe Kupa e Botës për klube. Një kompeticion që për 1 muaj me radhë mbajti të mbërthyer tifozeritë e skuadrave pjesëmarrëse si dhe të gjithë sportdashësve anembanë globit. Një kompeticion që u mbajt në SHBA, që si në këtë periudhë do të organizojë edhe Kupën e Botës 2026. Një komepticion që shkaktoi shumë zhurmë, për oraret, motin, systemin VAR e për shumë element të tjerë, por që gjithsesi arriti të pasurojë shumë klube.

Dhe këtu nuk po flasim vetëm për fituesit. Sa i takon Çelsit, që triumfoi në finale ndaj PSG, klubi londinez ka arkëtuar as më pak e as më shumë se sa 114,6 milionë dollar. Një shumë e kosniderueshme që i jep bluve frymëmarrjen e duhur në aspektin financiar pas disa viteve të vështira në këtë aspekt.

PSG, kampionia e Evropës e nënkampionët e Botës nuk kanë asnjë arsye për tu dëshpëruar. Klubi parizien do të përfitojë plotë 106.9 milionë dollar nga pjesëmarrja në këtë kompeticion.

Dy gjysmëfinalistet e Kupës së Botës për Klube, Real Madrid dhe Fluminense vijnë menjëherë më pas, pasi kanë arkëtuar respektivisht 82.5 dhe 60.8 milionë dollarë.

Sa i takon italianeve, Inter ndodhet në vendin e 9 në këtë renditje, me klubin milanez që përfitoi 36.8 milionë dollarë, ndërsa Juventus ndodhet shumë më prapa me vetëm 26.6 milionë dollarë. Renditjen e mbyll ekipi modest i Auckland Sitit që vetëm falë atij barazimi në ndeshjen e fundit në grup ndaj Boca Juniors arriti të përfitojë 4.6 milionë dollarë.

MARKETING