Kundërofensiva ukrainase vijon operacionin ushtarak, nis një tjetër sulm në Sevastopol

Kundërofensiva ukrainase vijon operacionin ushtarak, nis një tjetër sulm në Sevastopol

Ukraina nisi një tjetër sulm me raketa në Sevastopol këtë mëngjesin e së shtunës, që ndodhet në Krimenë e pushtuar nga rusët. Kjo pasoi një sulm të mëparshëm në selinë e flotës ruse të Detit të Zi, që rezultoi në një ushtarak të zhdukur dhe dëme të konsiderueshme, shkruan Sky News.

Sevastopol u vu në alarm për sulm ajror pasi mbetjet nga raketat e kapura ranë pranë një skele. Trafiku i trageteve në zonë u ndërpre përkohësisht, por më vonë u rifillua.

Krimea, e aneksuar nga Rusia në vitin 2014, ka qenë një objektiv i shpeshtë i forcave ukrainase që nga fillimi i pushtimit gati 19 muaj më parë.

MARKETING