Kumanovari Seferi në super formë, realizon në fitoren 2-1 të Bani Yas ndaj Al Wahda

Kumanovari Seferi në super formë, realizon në fitoren 2-1 të Bani Yas ndaj Al Wahda

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi ka gjetur rrugën drejt rrjetës këtë të premte.

Seferi realizoi golin e barazimit në fitoren 2-1 të ekipit të Bani Yas ndaj Al Wahda, në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndërsa rezultati ishte 0-1, në minutën e 84’ Seferi mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe ia doli më së miri duke barazuar për vendasit, ndërsa shoku i skuadrës së tij, Niakate përmbysi rezultatin në minutën e 90+9’.

Pas kësaj fitoreje Bani Yas renditet në vend të pestë me shtatë pikë, teksa Al Wahda renditet në vend të nëntë me gjashtë pikë.

 

 

MARKETING