Ku qëndron madhështia e Natës së Kadrit?

Ku qëndron madhështia e Natës së Kadrit?

Muajin e Ramazanit, i cili është drejt fundit, nuk e karakterizon vetëm abstenimi nga ushqimi dhe pirja. Por, edhe Nata e Kadrit, kur ka filluar shpallja e Kuranit, librit të shenjtë të myslimanëve. Nata e Kadrit në mesin e myslimanëve njihet edhe si Nata e Caktimit.

MARKETING

Description of image

Kjo ngjarje në historinë islame është prej ndodhive të shumta të cilët kanë ndodhur gjatë muajit Ramazan.

Ishte profeti Muhamed atij të cilit në shpellën Hira në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite, në vitin 610 iu zbritën vargjet e para të Kuranit. “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)”, është përmbajtja e urdhrit të parë të cilin profeti Muhamed e pranoi.

Nata e jetës

Interpretimet e ndryshme të Natës së Kadrit, si nata e vetme e cila përmendet në Kuran, i kanë dhënë epitetin kësaj nate edhe si “Nata e Jetës”.

Mbështetur në vargjet kuranore myslimanët bësojnë se kjo natë është më e vlefshme se 1.000 muaj. Krahas agjërimit, myslimanët gjatë kësaj nate e cila mendohet të jetë në mbrëmjen e 27 të muajit Ramazan bëjnë përpjekje t’i shtojnë veprat vullnetare dhe kësisoj të përfitojnë mirësi të shumta.

Prej shekujsh myslimanët Natën e Kadrit e kanë shfrytëzuar edhe si një mundësi për t’u përgatitur për vitin e ardhshëm. Gjithmonë duke besuar se në këtë natë caktohet gjithçka për jetët e tyre.

Përtej përvojës së parë të Profetit Muhamed, Nata e Kadrit ka veçori të tjera domethënëse. Sipas Kuranit, Nata e Kadrit është natë kur përcaktohen fatet e njerëzve për vitin. Është një natë me rëndësi të madhe në të cilën shpërblimi i përkushtimit ndaj Zotit është shumëfishuar dhe për këtë arsye inkurajohet fuqimisht përkushtimi i madh.

Nata e Kadrit ka një vlerë të pakrahasueshme me çdo periudhë tjetër në çdo vit të caktuar, sipas Kuranit.

“Vërtet, Ne e zbritëm atë në Natën e Kadrit. E çfarë duhet të të bëjë të dish se çfarë është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj. Aty zbresin engjëjt dhe Shpirti me urdhër të Zotit të tyre – për çdo çështje. Është e gjitha paqe deri në agim”, thotë sureja el-Kadr (Kapitulli 97), e cila i kushtohet rëndësisë së natës. /TRT Albania/

MARKETING