Kthim ëndrrash i Vedat Muriqit, gol për fitore

Kthim ëndrrash i Vedat Muriqit, gol për fitore

Vedat Muriqi është kthyer furishëm nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës prej 17 shtatorit. Të dielën pasdite, Muriqi shënoi golin e fitores së Mallorcas ndaj Rayo Vallecanos.

Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të La Ligas. Muriqi startoi te Mallorca, ndërsa në minutën e 75-të, pas një rivënie nga këndi, u shkëput lart dhe shënoi gol shumë të bukur me goditje me kokë. Mallorca fitoi 1:0 me golin e Muriqit që la fushën në minutën e 84-t.

Muriqi ka munguar në tri ndeshje të Mallorcas e po ashtu në ndeshjet e Kosovës me Lituaninë dhe Qipron.

Tani i ka dy gola e një asistim në shtatë paraqitje në La Liga. Golin e kaluar në kampionatin spanjoll e kishbte shënuar ndaj Real Madridit më 18 gusht. Më 9 shtator kishte shënuar dy gola për Kosovën ndaj Qipros.

Muriqi është shpallur më i miri i ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos, ndaj të cilës skuadër shënon rregullisht gola.

MARKETING